Rikonstruksioni i rrugeve ne Tirane
Bashkia e Tiranës informoi qytetarët lidhur me zbatimin e projekteve të rikonstruksionit të një sërë rrugëve. Por me qëllim mbarëvajtjen e punës për zbatimin e punimeve të objekteve rikonstruksioni i rrugës “Brigada VIII” dhe “Rikonstruksioni i rrugës “Pjetër Bogdani”, Bashkia bëri me dije për qytetarët, drejtuesit e mjeteve se qarkullimi do të jetë i kufizuar. Për këtë arsye, ky institucion dha në detaje skemën e qarkullimit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake do të marrë të gjithë masat, për mbarëvajtjen e trafikut në këtë aks rrugor.
Njoftimi i Bashkisë së Tiranës
Në rrugën “Brigada VIII” do të kryhen punime të ndara në dy faza ndërtimore:
• Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në segmentin e rrugës “Brigada e VIII”, sipas fazave ndërtimore
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Ibrahim Rugova”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës së parë.
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Sami Frashëri”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës dytë.
• Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Në rrugën ” Pjetër Bogdani” do të kryhen punime, të ndara në tre faza ndërtimore:
• Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani”, sipas fazave ndërtimore.
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Ibrahim Rugova”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës së parë.
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Sami Frashëri”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës së dytë.
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Sami Frashëri”, deri në ndërprerjen me rrugën “Gjin Bue Shpata”, deri në përfundimin e punimeve të fazës dytë.
• Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i bulevardit ”Petro Nini Luarasi”, informojmë qytetarët, drejtuesit e mjeteve, se punimet në këto rrugë do të kryhen si më poshtë vijon:
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin ” Petro Nini Luarasi”, në anën veriore, nga bulevardi ”Bajram Curri”, rruga ”Zonja Çurre”, deri tek rruga ”Taulantia” (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje), deri në përfundimin e fazës parë.
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin ”Petro Nini Luarasi”, në anën jugore, nga bulevardi ”Bajram Curri”, rruga ”Zonja Çurre”, deri tek rruga ”Taulantia” (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje), deri në përfundimin e fazës dytë.
• Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor të bulevardit “Petro Nini Luarasi”, sipas fazave ndërtimore.
• Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Me fillimin e punës për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës së “Dibrës”, Bashkia e Tiranës informon qytetarët se plani i organizimit të lëvizjes të automjeteve gjatë punimeve, do të jetë si më poshtë:
Në rrugën e ”Dibrës” punimet do të kryhen të ndara në tre faza ndërtimore, si më poshtë:
Faza 1:
1.1 Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl”, (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje).
1.2 Qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje - perëndim.
1.3 Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor, sipas sinjalistikës së vendosur.
Faza 2:
2.1 Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e ”Barrikadave”, deri në kryqëzimin me rrugën “Siri Kodra”, (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje).
2.2 Qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën e “Barrikadave” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje - perëndim.
2.3 Gjatë kësaj faze, stacioni i linjave të transportit urban do të zhvendoset në rrugën “Ferit Xhajko”, para kryqëzimit me rrugën “5 Maji”.
2.3 Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor.
Faza 3:
3.1 Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e ”Barrikadave”, deri në afërsi të sheshit “Skënderbej”.
3.2 Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e “Barrikadave”, deri në hyrje të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.