E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Durres dhe Fier prokurorite nisin hetimet

Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Fier kanë nisur hetimet për përmbytjet e ditëve të fundit nga shirat në këto qytete dhe rrethinat e tyre.

Lajmi konfirmohet nga Prokuoria e Përgjithshme sipas të cilës Organi i prokurorisë vendosi të nisi kryesisht hetimet, bazuar në denoncimet e qytetarëve të shumtë nga këto zona, të mbërritura në Prokurorinë së Përgjithshme, përfshirë edhe në adresën elektronike denonco@pp.gov.al. Prokuroria dyshon se autoritetet lokale nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për marrjen e masave për përballimin e situatave metereologjike.

Hetimet për të vërtetuar dyshimet mbi rastet e “Shpërdorimit të detyrës” po zhvillohen në disa institucione, në Shtabin e Emergjencave Civile pranë Prefekturave të Qarqeve, po ashtu edhe në Bashki, Komuna dhe agjenci të tjera që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemeve kulluese dhe që kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatave të tilla atmosferike. Po ashtu, objekt hetimi janë edhe vendimmarrjet për punime, të cilat kanë dëmtuar apo bllokuar kolektorë e kanale kulluese në këto zona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›