E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruktohet çerdhja nr. 30, Basha: Do rehabilitojmë gjithë zonën

cerdhjaTiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inaguruar sot përfundimin e punimeve në çerdhen nr. 30 në njësinë bashkiake nr.11. Ai ka thënë se projekti është gati dhe do të bëhet rehabilitimi i të gjithë zonës.

Përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e çerdhes nr.30, na jep mundësinë për të inspektuar se si po funksionon kjo çerdhe pas rihapjes. Çerdhja është rikonstruktuar në mënyrë tërësore, janë shtuar ambientet, duke mundësuar rritjen e kapacitetit për fëmijë dhe aktualisht kjo çerdhe ka kapacitete për 80 deri në 100 fëmijë. Është kryer sistemi i ngrohjes me peleta dhe së shpejti do të bëhet edhe sistemi i energjisë diellore, me ndihmën e Bankës Botërore. Janë rikonstruktuar tërësisht ambientet e brendshme, kuzhina, pra ofrohet një cilësi e re shërbimi, një cilësi shërbimi plotësisht në përputhje me normat e standardet që ne si Bashki e Tiranës kemi vendosur dhe që janë në përputhje me normat e standardet e BE- tha Basha.

Më tej kryebashkiaku u shpreh se është bërë gjithsht rindërtimi i pjesë së jashtme të saj, ku ka kënd lojrash dhe ambient për qëndrimin e karrocave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›