E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon 1-1 përballja me Norvegjinë. Rama shënon për kuqezinjtë (FOTO)

ndeshjaTiranë- Ka përfunduar barazim ndeshja e kualifikueseve të Botërorit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në ‘Qemal Stafa’.

Minuta e 40-të ka qenë minuta e artë që ka kaluar në avantazh skuadrën tonë kombëtare. Me këmbën e djathtë, Valdet Rama ka dërguar topin në portën norvegjeze duke ngritur në këmbë tifozerinë kuq e zi në stadium.

Kështu ka përfunduar edhe pjesa e parë e përballjes me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë.

Por në minutën e 87-të, futbollisti më shtatshkurtër i skuadrës norvegjeze ka sjellë barazimin.

Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale për golin e Ramës, gjithashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes.

“Te dashur miq, loje e mrekullueshme. Gol i jashtezakonshem dhe tifozat kuq e zi fansat me te mire te kesaj toke. Fitore! sb”,- ka shkruajtur kryeministri Berisha.

Atmosfera në kryeqytet është ndezur shumë orë përpara fillimit të ndeshjes. Dhjetra e qindra tifozë kanë mbushur Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me flamuj, fishekzjare e me stemën e simbolit kombëtar të pikturuar në fytyrë.

Forcat e policisë janë vënë në gatishmëri të plotë në të gjitha pikat kyçe. Rrugët janë mbushur që prej mëngjesit me flamujt e kombëtares, kapuça e shaje dhe jo vetëm kaq. Tifozët ecnin rrugës me flamuj mbi shpatulla, të cilët duket se janë pregatitur ndoshta për një fitore të kombëtares sonë.

Shumë njerëz kanë ardhur edhe nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga Kosova për të ndjekur përballjen e mbrëmjes mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Po ashtu edhe tifozeria norvegjeze me flamujt e tyre përfaqësues të cilët bëjnë tifo për skuadrën e tyre.

Sot në mbrëmje Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Norvegjinë për eleminatoret e “Brazil 2014″, ndërsa kuqezinjtë e De Biasit kanë vetëm një qëllim, të dalin fitimtarë.

Shqipet kërkojnë ëndrrën "Brazil 2014". Berisha, 200 mijë Euro fitores (FOTO)

Shqipet kërkojnë ëndrrën ◄ Back Next ► Picture 1 of 20

Si rrallë më parë takimi i sotëm po pritet me mjaft interes nga tifozeria shqiptare, pasi kjo vërehet që tek shitja e biletave, sepse me qindra persona prej tre ditësh kanë qëndruar në radhë para sporteleve të stadiumit Qemal Stafa.

Sa i takon formacionit të ndeshjes sot, De Biazi hodhi në fushë që nga minuta e parë dy sulmuesit Cani dhe Salihi. Ndërsa portën ka vendosur ta lërë në duart e Ertrit Berishës që mesa duket është më gjakftohti nga lojtarët dhe vetë trajneri.

Pritet gjithashtu që në vend të Canës në mbrojtje të jetë Teli që do të ketë në krah Dallkun, Mavrajn dhe Agollin. Risia e formacionit kuq e zi do të jetë mesfushori Valdet Rama i cili pritet ta nisë ndeshjen që në minutën e parë.

FORMACIONI-07_5Ky takim shihet si një rrugë për të prekur ëndrrën e madhe të Botërorit, ndërsa vetë trajneri Giani de Biasi një ditë më parë tha se kjo nuk është vendimtare, pasi që të shkohet në Brazil duhet të fitohen edhe katër ndeshjet e tjera, mes të cilave tre janë në transfertë.

Përballja me Norvegjinë nuk është vendimtare. E them këtë sot me shumë qartësi, për faktin e thjeshtë se gjithcka do të varet nga rezultatet që do të arrijmë në katër sfidat e fundit, ndër të cilat 3 janë në transfertë. Duhet ta kuptojmë që fitorja me Norvegjinë nuk do të ketë asnjë vlerë nëse i humbasim takimet e mbetura,- tha ai.

Kuqezinjë do të zbresin në fushë me mugesa të shumta, por sot është mundësia të debutojnë edhe lojtarët e rinj.

Lorik Cana, Andi Lila dhe Odise Roshi, janë tre mugesat e kombëtares. Debatik Curri i është shtuar listës së mungesave me dëmtimin e pësuar të martën në stërvitje dhe opsionet për zëvëndësimin e tij, janë Admir Teli dhe
shqiperiaNdërsa Nordikët zbresin të lodhur sot në fushë, pasi ndryshe nga shumë vende të tjera ku kanë marrë fund kampionatet, aty vijon të luhet.

Ndeshja do të zhvillohet sot në mbrëmje në Qemal Stafa, ku edhe policia do të jetë në gadishmëri, pasi do të bllokohen një sërë rrugësh. Gjithashtu në hyrje të stadiumit do të ushtrohen kontrolle për të shmangut futjen e fishekzjarreve, tymseve, apo objekteve të tjera.

Berisha pret fitoren me takikardi. Rama: Sukses çunave e trajnerit të mençur

Urime sot ka pasur edhe nga politika. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin Twitter kryesocialisti Rama shkruan se uron që kombëtarja sot të dalë fitimtare.

“Uroj shumë që sot Kombëtarja të bëjë atë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë. Sukses çunave kuqezinj dhe trajnerit tonë të mençur!’,- shkruan ai.

Ndërsa kryeministri i vendit Sali Berisha duke e cilësuar superndeshje përballjen e sotme, ka deklaruar se shqiptarët po e presin fitoren me takikardi.

“Te dashur miq, sonte luhet superndeshja. Me takikardi po e presim fitoren qe na afron prane Rios.
Emocionet nuk sherbejne por fitorja, sipas premtimit, do shperblehet me 200 mije euro. Le ti urojme te gjithe sebashku suksese ekipit tone!! sb”

Ndërsa lideri i FRD-së Bamir Topi e ka ndjekur ndeshjen në një lokal në kryeqytet.

“Miq të dashur,
Ndryshe nga politikanët e tjerë që kujtohen të jenë pranë qytetarëve, tifozëve të skuadrës sonë kombëtare, vetëm në periudhë fushate, unë kam zgjedhur të jem pranë tyre, në një ndër mjediset e kryeqytetit, duke jetuar sëbashku çdo emocion që kjo ndeshje e shumëpritur po na përcjell.
Sëbashku për Kombëtaren tonë, sëbashku për fitoren!”,-shkruan Topi në FB.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›