E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen perleshjet ne Rio-de Janeiro

Përleshjet shpërthyen sërish mbrëmjen e se enjtes në Rio de Janeiro ndërsa protestuesit bllokuan rrugët dhe portet në disa qytete braziliane gjatë grevës njëditore. Kjo e fundit ishte tentativë për të mbajtur gjallë valën e protestave masive që përfshinë vendin në qershor dhe tronditën fort qeverinë.

Policia qëlloi me gaz lotsjellës kundër protestuesve të maskuar të cilët tentuan të prishin marshimin paqësor të aktivistëve të punës që kërkonin kushte më të mira pune. “Kjo betejë është për punëtorët, për njerëzit e thjeshtë. Nuk ka nevojë që policia të na qëllojë me gaz në fytyrë”-tha një protestues në Rio. Protestuesit bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme ndërsa akuzuan qeverinë se nuk do se nuk do tja dijë për qytetarët.

Autostradat kryesore pranë Rios dhe Sao Paolos u bllokuan ndërsa protestuesit i vunë zjarrin gomave. Edhe pse protestat ishin më të vogla në pjesëmarrje, kërkesat janë të njëjta që qeveria e Dilma Roussef të mbajë premtimet për reformën sociale në Brazil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›