Snowden takim me grupet e te drejtave te njeriut

Përgjegjësi për nxjerrjen e të dhënave sekrete për skandalin e përgjimeve në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar një takim me grupe të të drejtave të njeriut, në Moskë. Zyrtarët rusë që konfirmuan lëvizjen e analistit në arrati, njoftuan se takimi do të mbahet në aeroportin "Sheremetyevo", ku Snowden po qëndron që kur qeveria amerikane i anuloi pasaportën.
Eduard Snowden, kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të cilat e mbajnë përgjegjës për nxjerrjen e sekreteve shtetërore dhe tashmë ka të depozituara kërkesat për azil politik në 21 shtete, shumica e të cilave në fakt, e kanë refuzuar.
Gjithsesi, Bolivia, Nikaragua dhe Venezuela kanë lënë të kuptohet se mund ta pranojnë, por vështirësia qëndron në mënyrën sesi mund Snowden të shkojë deri në këto vende, i bllokuar siç është në aeroportin e Moskës.
Snowden ka kërkuar takime me disa organizata kryesore të të drejtave të njeriut, duke u dërguar atyre e-maile personale, ku përfshihen edhe Amnesty International dhe Human Rights Watch.