Rikthehen protestat ne Rusi opozita ne shesh
Ka rinisur sezoni i protestave në Rusi. Në Moskë çdo gjë është gati për marshimin e tretë të milionave, manifestimi i ri antiputin i organizuar nga opozita jo sistematike, e krijuar dimrin e kaluar për shkak të pakënaqësive rreth mashtrimeve zgjedhore dhe rikthimit të Vladimir Putin në Kremlin. Bëhet fjalë për korteun e parë, që nga dimri i kaluar, ku do të shtrohen kërkesa të karakterit ekonomik dhe social dhe me të cilin do të bashkohen edhe komunistë dhe mësimdhënës. Pas bisedimeve të gjata, autoritetet dhe organizatorët kanë rënë dakord që manifestimet të nisin në orën 14.00 nga sheshi Pushkin, përgjatë “Unazave të Rrugëve” deri në Prespektivën Sakarov ku dhe do të zhvillohet mitingu. Autorizimi është për vetëm 25 mijë persona. Ndërsa deri nëj ditë më parë kanë qenë 21 mijë ata që janë regjistruar për të marrë pjesë në protesta. Numri i forcave të rendit që do të mobilizohen është 7 mijë, dhe do të ketë policë, ushtarë por dhe vullnetarë. Protesta më të vogla pritet të zhvillohen paralelisht edhe në Shën Petërburg, Kaliningrad dhe Vladivostok. Për herë të parë ën manifestime kanë marrë pjesë zyrtarisht dhe partia komuniste si dhe mësimdhënësit e Moskës, të cilët konsiderohen si një shtyllë shumë e rëndësishme e pushtetit në kryeqytet. Por këta të fundit kanë vendosur të marrin pjesë në protesta si pasojë e vendimit më të fundit për të bashkuar me qindra shkolle dhe për të fuqizuar një mënyrë të re emërimi të drejtorëve të shkollave. Protestuesit kërkojnë një bllokim të tarifave, kur rritja më e fundit e tyre ka hyrë në fuqi në 1 korrik, ruajtjen e pensioneve aktuale si dhe garancinë për protesta dhe greva të nëpunësve. Marshimi I fundit I milionave në 12 qershor kishte mbledhur në Moskë rreth 50 mijë persona sipas organizatorëve.