E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi Pasojat e konfliktit sirian mund te jene te frikshme

Kriza siriane mund të kthehet në një vazo pandore, dhe duke mos e mbyllur mund të ketë pasoja të frikshme. Ky është dhe thelbi i mesazhit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës arabe Lakdar Brahimi I cili ndodhet në Damask për të folur me presidentin e vendit Bashar Al Asad si dhe me përfaqësues të opozitës në përpjekje për të marrë të paktën një armëpushim. “Kriza siriane është një rrezik jo vetëm për vendin por edhe për të gjitha kombet arabo muslimane dhe për të gjithë botën pasi nuk dihet se deri ku mund të arrijë. Fjalë këto që tradhtojnë hidhërimin e iniciativave diplomatike që deri tani kanë rezultuar të dështuara. Sipas burimeve të ndryshme numri I viktimave të kësaj civile tashmë ka arritur në 30 mijë. Luftimet e orëve të fundit të përqendruara sidomos në Damask dhe në Alepo, kanë bërë që situata të komplikohet pasi janë dy zonat më strategjike në vend. Pikërisht nga këto dy pika kalojën dhe pjesa më e madhe e ndihmave që vijnë nga Turqia. I gjithë rajoni është skenar i luftimeve të dhunshme. Shumë zona pak kilometra larg Alepos, totalisht të shkatërruara nga bombardimet japin pamjet e qarta të një lufte civile që nuk ka ndërmend të ndalet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›