E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Boboshticë-Dardhë, borë edhe në Bogë-Theth

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore, kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë si dhe në pjesën më malore të fshatit turistik.

Edhe pse jemi në pranverë, zona e Dardhës është përfshirë nga reshje të lehta bore, duke krijuar një situatë tipike dimërore.

Kompania mirëmbajtëse e rrugëve ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe kriposjen e aksit, me qëllim qarkullimin normal të automjeteve.

Ndërkohë reshje dëbore janë regjistruar edhe në veri të vendit, në aksin Bogë -Theth. Aktualisht aty po punohet për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›