E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen rreshjet e dëborës në Kukës

Rreshjet e dëborës që ranë gjatë natës, edhe pse kanë përfshirë gjithë territorin e rrethit të Kukësit, nuk kanë krijuar probleme në akset kryesore rrugore të tij. Në lartësinë mbi 500 metra, trashësia e dëborës ka arritur në rreth 30 centimetra. Mësohet se të gjitha akset kryesore rrugore janë të kalueshme nga automjetet, ndërsa në disa prej tyre është e domosdoshme lëvizja me zinxhirë". Sipas drejtorisë rajonale të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, për normalizimin e situatës në aksin kryesor rrugor Morin-Kukës-Qafë Shllak është vënë në punë një borëpastruese, veçanërisht në Qafë Shllak ku trashësia e dëborës është më e madhe. Lëvizja e mjeteve me zinxhirë është e domosdoshme edhe në akset Kukës - Shishtavec e Kukës-Peshkopi. Lëvizja e automjeteve paraqitet e vështirësuar në akset rrugore të komunave më malore, si në Grykë Cajë, Zapod, Arrn, ku trashësia e borës ka arritur mbi 30 cm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›