E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen zjarret, masivi pyjor në Korçë përfshihet nga flakët

zjarr-pyjeKorçë- Ashtu si një vit më parë afrimi i muajit gusht duket se po rikthen zjarret në zona të ndryshme të vendit. Një zjarr ka rënë sot në masivin pyjor me pisha dhe bredha në zonën e Shelegurit në Korçë, duke djegur disa hektarë.

Dyshohet se flakët kanë rënë fillimisht në një zonë ku shfrytëzohet nga subjekte të ndryshme për prerjen e pemëve dhe më pas është përhapur në të gjithë zonën.

Flakët po përhapen me shpejtësi dhe në rrezik është dhe masivi i halorëve të Gërmenjit në këtë zonë, i cili edhe ruhet nga shteti për turizëm.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë shumë e vështirë për shkak të dëmtimit të rrugëve hyrëse në pyll nga firmat që presin pyjet. Kanë ndërhyrë vetëm forcat e ushtrisë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›