E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet “41 Biss”, i dënuari Sabah Nuzi futet në regjimin e ashpër në burgun e Peqinit

Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, është vendosur nën regjimin e posaçëm 41-bis në Burgun e Peqinit.

Gazetarja Lusi Përgjegji bën me dije se vendimi u mor me kërkesë të Policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe u miratua nga Ministria e Drejtësisë.

Ky është rasti i parë pas një viti që regjimi i posaçëm rikthehet në funksion, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. 

Nuzi u arrestua si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i konsideruar nga hetuesit si porositësi i atentatit ndaj Lleshit për shkak të hasmërisë.

Më herët, ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por me rikthimin e regjimit 41-bis u transferua në Peqin.

Ky regjim parashikon izolim të plotë, kufizim të komunikimit dhe masa të rrepta kontrolli, duke synuar të ndërpresë çdo lidhje të të burgosurit me botën e jashtme dhe me grupin kriminal që ai përfaqëson. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›