Rikthehet Albert Verria, ve ne skene komedine e Pirandellos
Aktori dhe regjisori i mirenjohur Albert Verria, pas nje pauze te gjate ne skenen shqiptare, ka vendosur ne skene vepren "Mashtruesi Cece", e Luixhi Pirandelos, premiera e te cilit do te jete diten e shtune te teatrin "Petro Marko", te qytetit te Vlores. Sipas Verrise, aktoret e perzgjedhur per kete shfaqje jane Jorgaq Tushe, Ilirian Ali, parodisti Afrim Agalliu si dhe Ivana Metaj. Sipas Verrisw, ne kete shfaqje do te mbizoterojne jo vetem notat e humorit, por edhe nota muzikore nga kengetarw dhe kompozitorw italianw, te cilat i jane pershtatur me se miri kesaj shfaqjeje. Persa i perket shkrimtarit te kesaj vepre, Albert Verria ka cituar nje shprehje te regjisorit te njohur italian me origjine arbereshe, Antonio Gramshi, sipas sw cilit "Pjeset e Pirandelos jane bomba dore, qe shperthejne ne mendjen e spektatoreve dhe shkaktojne permbysje ndjenjash dhe mendimesh". Albert Verria, i cili mbahet mend sidomos me rolin e tij nw filmin "Kapedani", i mungonte skenes shqiptare prej nje kohe te gjate.