Kule emëron tre të doktoruar në universitet perëndimore si pedagogë në UT
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka emëruar sot tre pedagogë të rinj, të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Shqipërisë. “Tre kolegët e rinj, që prej ditës së sotme janë pjesë e Universitetit të Tiranës. Ata kanë përfunduar studimet në universitete prestigjioze të huaja, prej nga kanë marrë edhe PHD”, u shpreh Kule. Gjatë ceremonisë së emërimit, të tre pedagogëve të rinj, rektori vuri theksin tek prioritetit që qeveria do t'u japë vazhdimisht të rinjve që diplomohen në shkollat perëndimore dhe kthehen për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë. Doktorët e sapoemëruar në radhët e Universitetit të Tiranës janë Arvin Dibra, Alban Dibra dhe Sokol Mëngjesi.