Rikthehet Leonora Poloska

Ka disa kohë që zëri i saj i veqantë i ka munguar skenës muzikore. Por këngëtarja Leonora Poloska ka paralajmëruar se së shpejti do të kthehet me projekte të reja.
“Në fakt kohëve të fundit nuk kam qenë aktive në skenë për shkak të angazhimeve profesionale të cilat janë të lidhura me muziken. Mirëpo adhuruesve ju bëjë të ditur se do ta kompenzoj mungesën duke ua sjellë disa këngë dhe videoklipe të reja të cilat jam duke i punuar tani”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Ndërsa jeta e saj private vazhdon të mos ndryshojë, pasi Leonora ende është beqare. Është njëra prej këngëtareve që këtë pjesë private e mban shumë me rezerva duke mos dhënë asnjë mundësi të vogël për spekulim./Indeksonline/