Shkëmbejnë rroba për t’iu ndihmuar fëmijëve

Është organizuar për të parën herë në Kosovë. Por duket si një iniciativë e mirë për të vazhduar. Mbrëmjen e së hënës në “Shallter” është organizuar mbrëmja për ndihmë fëmijëve në nevojë nga shkolla fillore 'Mitrush Kuteli' në Matiçan.
Të ftuar kanë qenë të gjithë qytetarët të cilëve ju kanë mërzitur rrobat e vjetra, të cilat, kanë pasur mundësi t’i ndërrojnë me të reja me pak para shtesë, me të tjerët mysafir të kësaj mbrëmje. E të hollat e mbledhura nga kjo mbrëmje i janë dedikuar fëmijëve.
Dhe përveç ndihmës, sipas një njoftimi të organizatorëve nëpërmjet rrjeteve sociale, mbrëmja ka për qëllim reciklimin e tekstilit, duke shfaqur kështu një ndihmë të dytë për ambientin.
Në këtë mbrëmje nuk mungoi as Hana Cakuli e Visar kuçi, të cilët kanë pas për qëllim të argëtojnë të pranishmit me këngë, duke shfaqur gjithashtu edhe shpirtin e tyre human./Indeksonline/