E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Pakti Detar gjenerali shqiptar ne Athine

TIRANE-Rikthehet ne vemendje serish Pakti Detar me Dreqine. Nje vit pas anulimit te kesaj marreveshje nga ana e Gjykates Kushtetuese Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Gjeneral Major Maksim Malaj viziton Athinen. Zyrtarisht eshte njoftuar zhvillimi i nje vizite zyrtare dyditore ne Athine me ftese te homologut te tij grek Ioannis Giagkos.
Ministria greke e Mbrojtjes raporton se qellimi i kesaj vizite jane bisedimet per ceshtje te interesit te perbashket ushtarak dhe perspektivat per zhvillimin e metejshem te bashkepunimit ushtarak mes dy vendeve. Por agjencite e lajmeve greke I.News dhe ANA referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bejne te ditur se kryefjale e takimit Malaj-Giagkos ka qene gjetja e mundesive per nenshkrimin e nje marreveshjeje te re te percaktimit te kufirit detar mes dy vendeve. I kontaktuar ne telefon nga Gazeta Shqiptare shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA Malaj deklaroi nga Athina se qellimi i vizites sime zyrtare dyditore ne Greqi pra ne qender te bisedimeve qe une kam pasur me homologun tim grek ka qene vetem forcimi i marredhenieve mes ushtrive te dy vendeve.
Nderkaq gjithcka tjeter ne lidhje me paktin detar gjenerali Malaj i ka deklaruar trillime mediatike. Duke iu referuar nje deklarate te zv.ministres se jashtme Edit Harxhi rreth dy jave me pare vizita e gjeneralit Malaj perkon pikerisht me deklaraten per rifillimin bisedimesh me palen greke per marreveshjen detare. Ajo cfare na ngelet per te diskutuar eshte qe te ulemi me palen greke dhe te shohim modalitetet se si do te vazhdojme me tej me kete marreveshje. Pikerisht sot mbushen dy jave nga deklarata e zv/ministres se Jashtme. Nderkaq gjenerali Malaj do te kthehet sot ne atdhe dhe qendrimin e tij lidhur me paktin detar e ka bere te ditur qysh dje. Ai mohoi ne menyre kategorike te kete biseduar per kete ceshtje me homologun e tij grek. Por tanime ekziston nje precedent. Marreveshja per dhurimin e ujerave territoriale te shtetit shqiptar ne favor te Greqise e rrezuar tanime nga Gjykata Kushtetuese u nenshkrua pas negociatave sekrete te zhvilluara asokohe ne Korfuz ndermjet komandantit te Flotes Detare shqiptare Kristaq Gerveni dhe homologut te tij grek Jorgos Karamanliki. Gazeta Shqiptare faktoi me dokumente dhe foto ekskluzive zhvillimin e ketyre negociatave sekrete qe me kembengulje zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes pretendonin ne fillim se nuk ishin zhvilluar kurre.

d.b/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Rikthehet Pakti Detar gjenerali shqiptar ne Athine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›