E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 replika Berisha- Ruci per Ramen

UPDATE Duke devijuar nga diskutimi i ligjit finciar me te rendesishem te vitit replikat mes kryeministri Berisha dhe kryekuvendorit socialist Ruci jane fokusuar tek Edi Rama. Shefi i qeverise e ka akuzuar rivalin e tij per fshehje te pasurise ndersa per Rucin Rama eshte kthyer ne makthin e Berishes.

Kur rinte dite e nate para selise se kryeministrise i cova nje mesazh. Harroje se behesh kryeminister duke ndenjur para deres sime. Problemin e keni te lepuri tha kryeministri.

Po vetem paraqite buxheti nuk beni. Eumlshte kthyer obsesion te eshte kthyer ne makth ne hije emri Edi Rama. Mos e perjeto kaq keq shpejt a vone ti do biesh nga ai kale qe ke hipur. Shpejt a vone Edi Rama do te vije atje ku je ti po ti mos e perjeto kaq keq replikoi Gramoz Ruci.

Te siguroj ty dhe ate kryetarin tend se nuk ka njeri me komfortabel per mua per kundershtare as nuk ka patur as nuk do te kete te pakten dhe per 25 vjet qe vijne apo 30 se sa Edvin Kristaq Rama. Merita e tij eshte kjo se fsheh cdo gje. Kostumet i ka mbi 20 mije euro kemishen e ka 1200 euro kepucet i ka me lekure gjarpri ajo qe deklaron 3 mije euro tha Berisha.

Persa i perket 409 miliardeve te buxhetit shefi i qeverise premtoi investime te medha ndersa per opoziten keto ishin thjesht demagogji. Do rriten rrogat ndjeshem ne te gjithe sektoret. Une e kuptoj qe kjo ju lendon por nuk keni te drejte te shpallni se kjo po behet per qellime elektorale tha Berisha.

Ju thoni po bej rritje pagash po ne duam tju themi shqiptareve qe shifrat qe ti ke ne buxhet jane me te vogla se buxheti i 2010. Me se do rriten pagat Kumbullat apo sheget ftonjte apo dardhat miliona gjera per bujqesine me se do te behen kur shpenzimet per buxhetin investimet jane parshikuar aq sa ishin ose nje cik me pak u shpreh Ruci.
Diskutimi i buxhetit te 2011 do te behet ne nje seance maraton ku secila pale eshte parashikuar te diskutoje per rreth 7 ore.

Elona Gjylmi Azhornuar se fundi e enjte 25 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›