E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Rooney

Wayne Rooney sot i është bashkangjitur stërvitjeve me Manchester United. Ylli anglez ka befasuar me rikthimin e tij të mëhershëm pasi që besohej se nuk mund të kthehej deri në javën tjetër.

Rooney sot është stërvitur normalisht me lojtarët e tjerë duke lënë shpresën se ai do të mund të shijon edhe superderbin me Liverpoolin.

"Nuk e di nëse do të jetë në derbi. Ndoshta po në bankën rezervë por mendoj se është afër që ai të luaj që nga fillimi. Rooney sigurisht që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kupës ndaj West Hame" deklaroi Ferguson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›