E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Sherlock Holmes me protagonist Jude Law

“Sherlock Holmes and Watson” do rikthehet në ekranin e kinemasë dhe regjisori Guy Ritchie ka konfirmuar në rolin e protagonistit aktorin britanik Jude Law.

“Xhirimet do të nisin në muajin tetor”, deklaron drejtuesi i filmit duke mos pranuar të japë asnjë detaj për skenarin e pjesës së re.

Nga ana tjetër, Law thotë se ka shumë variante novelash ku Holmes mund të bazohet. Seria që u transmetua përpara pak muajsh edhe në Tiranë, korri një sukses të jashtzakonshëm në arenën botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›