Rikthehet Tirana Pejic dy gola kunder krizes
TIRANE-Ekipi Tirana ka lene pas krizen duke fituar qetesisht 2-0 ndaj Teutes ne ndeshjen e zhvilluar dje ne kryeqytet. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vinte ne kete sfide pas humbjes 2-1 ne Kavaje dhe trajneri kerkonte patjeter nje reagim. Po ashtu problemet e rrogave kane marre fund dy dite me pare kur futbollistet jane paguar pas 3 muajsh dhe nje gje e tille eshte reflektuar edhe ne fushen e lojes. Ndeshja e djeshme gjithsesi nuk ka qene aq problematike per skuadren bardheblu. Madje gjithcka eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare kur kroati Pejic realizoi dy here ne porten durrsake. Teuta ka qene e pafuqishme per te reaguar ndersa qe pas golit te dyte te kroatit bardheblute kane administruar qetesisht rezultatin. Fitorja 2-0 e ngjit Tiranen ne kuoten e 12 pikeve pas 9 javesh por gjithsesi e mban ate ne valle per nje vend ne Kupat e Evropes sezonin e ardhshem. Bardheblute gjithsesi ndodhen shume larg zones se titullit duke qene se treshja Skenderbeu-Dinamo-Flamurtari jane tashme 7 pike larg. Nderkohe Teuta e Durresit ndodhet ne nje pozicion komod ne renditje me pike te barabarta me Tiranen duke qene Brenda objektivave per qendrimin ne kategori. Durrsaket ndodhen 5 pike larg zones se renies duke treguar nje ecuri te mire ne fushen e tyre megjithese jane nje skuader e mbushur me te rinj.
Elbasani-Shkumbini
Shkumini ka triumfuar 2-1 ne derbin e Prefektures ndaj Elbasanit. Takimi i djeshem eshte dominuar totalisht nga peqinasit ndersa vendasit megjithe deshiren e madhe kane treguar se mbeten nje skuader me shume probleme dhe kandidatja kryesore per te rene nga kategoria. Emiljano Veliaj ishte ai qe shenoi golin e pare per Shkumbinin pas vetem 12 minutash loje. Ai goditi fluturimthi ne zone duke kaluar ne avantazh skuadren peqinase me nje gol spektakolar dhe qe beri te heshte Rruzhdi Bizhuta. Por ne fundin e pjeses se pare gjyqtari Ervis Peza dha nje penallti per elbasanasit dhe nga pika e bardhe Endri Dalipi nuk gaboi duke barazuar rezultatin. Skuadrat u futen keshtu ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte vendasit kane treguar nje deshire te madhe ne lojen e tyre por kane qene te pafuqishem perballe nje Shkumbini me futbolliste me cilesore. Gjithsesi Elbasani eshte mbajtur mire per minuta te tera derisa Altin Gerbovic shenoi golin e fitores per peqinasit. Ky rezultat e mban skuadren e Agim Canajt ne valle per zonen e Kupave te Evropes ndersa Shkumbini eshte tashme vetem 5 pike larg treshes kryesuese. Pas startit jo te mire peqinasit duket se me ne fund e kane marre veten duke arritur fitoren e dyte radhazi.
Kastrioti-Dinamo
Java e nente e Superliges do te mbyllet me perballjen e sotme mes Kastriotit dhe Dinamos. Sfida parashikohet si teper e veshtire per blute duke pare qe krutanet kane nje nevoje urgjente per pike per te dale nga zona e ftohte. Per me teper mungesa e Elis Bakajt ne radhet e Dinamos duket nje problem me shume. Per hir te se vertetes dy skuadrat nuk mund te krahasohen ne cilesi por fakti qe ndeshja luhet ne Kruje perben nje problem per skuadren kampione ne fuqi. Dinamo ka nevoje per te pakten nje pike ne menyre qe te marre e vetme kreun e Superliges pasi Flamurtari dhe Skenderbeu tashme jane ne kuote te barabarte me te. Nje tjeter problem per ekipin kryeqytetas do te jete mungesa e trajnerit Luis Manuel Blanko i pezulluar ne mesjaven e shkuar per shkak te gjesteve fyese ndaj pankines se Bylisit. Ne krahun tjeter krutanet vijne pas nje moment jo te mire qe kulmoi me disfaten 5-1 te javes se shkuar ne Korce. Trajnerit Ndreu i duhet te ndryshoje patjeter mentalitetin e futbollisteve te tij duke pare se beteja per qendrimin ne Superlige eshte ashpersuar jo pak.
d.b/GSH/BalkanWeb