E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi muskuj te brishte ne emergjence drejt Londres

Shqetesimi Me ata te Zhulio Sezar dhe Kambiasos jane 15 demtimet muskulore nga fillimi i sezonit

Jane pesembedhjete demtimet muskulore perfshi ata te se premtes te Kambiasos dhe Zhulio Sezar qe nga gushti deri tani. Pak si shume megjithate tu hedhim nje veshtrim te dhenave. Nis qe ne gusht me Muntarin pastaj epidemia e terheqjeve dhe lodhjes kaloi nga Maikon a Stankovic nga Samuel te Materaci nga Milito te Kordoba nga Kambiaso te Mariga nga Suazo te Pandev deri te Zhulio Sezar. Demtohet serish Stankovic muskuj te tjere Milito ne kemben tjeter dhe tani Kambiaso i njejti demtim. Buletinit te te demtuarve sezonale u shtohen demtime te tjera jo muskulore per nje total qe kap kuoten 24. Ne shtepine e Interit deri ne ndeshjen e Xhenovas rritja e demtimeve konsiderohej normale ne nje vit postboteror me nje grup lojtaresh jo te rinj dhe me shume impenjime ne kete faze te sezonit. Pasoja e fundit ka bindur stafin te rishikoje dicka ne fazen pergatitore. Nuk do te thote se eshte gabuar ndonje gje ne te kaluaren por eshte e domosdoshme te gjenden riparime per te evituar me te keqen. Megjithate tani do te shkojne ne Londer ku rrezikojne te luajne sfiden e Champions-it ndaj Totenhemit ne emergjence. Sektori me i prekur padyshim eshte mesfusha Benitez ka shpjeguar se Stankovic veshtire te rikuperoje ne kohe. Mota e Mariga jane ende te demtuar prej disa javesh. Nese ai i Kambiasos nuk do te jete nje alarm fals per nje vend titullari ne krah te Zanetit kandidon i ringjalluri Muntari. Gjithcka ne rregull per mbrojtjen ku Lucio do te jete ne vendin e tij. Dje eshte stervitur me skuadren ashtu si Civu i cili te Rumania luan ndonjehere edhe si mesfushor shkaterrues nje mundesi per te zevendesuar Kambiason. Ne porte nese Zhulio Sezar nuk rikuperon eshte gati Kastelaci i cili ka debutuar ne Champions ne rastin e nje tjeter demtimi te portierit te pare kunder Verderit. Per sa i perket sulmit ne leter do te jete i kompletuar. Pandev dhe Milito jane rikuperuar por edhe dje kane qendruar te dy ne pankine. Dy ndryshimet e detyruara ndryshuan planet e Benitezit i cili donte te testonte argjentinasin ne prag te impenjimit ne Champions.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›