E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet bageta e Grabowski-t

I ftuari i koncertit të sotëm të Orkestrës së Radio-Televizionit Shqiptar është dirigjenti polak Czeslaw Grabowski. Ai është tashmë një nga miqtë e rrallë e të çmuar që vizitojnë herë pas here orkestrën simfonike të RTSH-së.

E me këtë rast programi hapet me Orawa, uverturë e kompozitorit të shquar polak të gjysmës së dytë të shek.20, Wojciech Kilar. Publiku i gjerë njeh filmin Pianisti të Polanskit, kolona zanore e të cilit është shkruar nga Kilar cili e lëvroi zhanrin e muzikës së filmit për mjaft kineastë polakë e botërorë. Për shembull: bashkëpunoi me F.F.Coppola-n për filmin Drakula.

Programi vijon me koncertin për piano e orkestër të kompozitorit rus Sergei Rachmaninoff. Pianistja Klejda Tare luan një version të ripunuar të koncertit, i vitit 1917.

Në mbyllje, simfonia no.7 nga Ludvig van Bethoven.

Koncerti, sonte, ora 19.00, në skenën e Universitetit të Arteve, realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Tiranë. Drejtor Artistik, David Tukiçi, të cilit i duhet njohur merita për ngritjen e standardit të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, këto dy vitet e fundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›