Solidaritet për kalanë e Lezhës
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore organizon nesër në Kalanë e Lezhës një protestë krejt paqësore. Qëllimi është, sipas drejtuesit të Forumit Artan Lame, të tërhiqet vëmendja rreth absurditetit të projektit për ndërtimin e moteleve brenda territorit të Kalasë, për dëmtimin e vazhdueshëm të këtij monumenti – shembja e mureve ditët e fundit.
Kjo vizitë sensibilizuese nga aktivistët në mbrojtje të trashëgimisë, me praninë e medias, është një apel për situatën alarmante të trashëgimisë kulturorë në këtë vit demek jubilar të 100-vjetorit.