Rikthehet cunami në Japoni, valë 20 cm në Hokaido dhe Aomori

Një cunami i vogël ka goditur bregdetin verilindor të Japonisë, pas tërmetit që tronditi të gjithë rajonin, një vit pas fatkeqësisë së 11 marsit, 2011. Tërmeti me magnitudë 6.9 është shënuar sot në veri të ishullit Hokaido në Paqësor. Ai është pasuar nga cunami prej 20 centimetrash, çfarë ka shtyrë autoritetet të lëshojnë alarmin për evakuim përpara se valët të godisnin tokën. Vala ka prekur disa lokacione të Hokaidos, ashtu si edhe prefekturën Aomori, një nga zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit të kaluar. Më 11 mars të 2011-ës, Japonia u godit nga tërmeti dhe cunami, që shkaktuan rreth 29.000 viktima dhe katastrofën më të rëndë bërthamore në një çerek shekulli.