Italia ndërpret marëdhëniet diplomatike me Sirinë, mbyll Ambasadën

Në shenjë proteste ndaj dhunës që ushtron regjimi kundër civilëve në Siri edhe Italia ka mbyllur ambasadën e saj në Siri.
Ky hap është bërë pubik të mërkurën nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke përsëritur se “dhuna e autoriteteve siriane është e papranueshme”.
Me këtë veprim, Italia radhitet në listën e vendeve të tjera që kanë mbyllur misionet diplomatike në Siri, si Britania, Spanja, Franca, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.
Në muajin shkurt, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur si mbi 7.500 persona, shumica civilë, kanë humbur jetën në Siri. Ky vend është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna që në marsin e vitit të kaluar.