E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet me identitet të rremë, vihet në pranga i kërkuari

SHKODËR - Ka hyrë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke përdorur pasaportë me emër të një shtetasi tjetër shqiptar, por policia e ka ndaluar dhe pas verifikimeve ka rezultuar se ishte person në kërkim, dënuar për vrasje.


Ardijan Vehbi Garupi 37 vjeç nga fshati Kosmaç i Shkodrës, është ndaluar nga policia e Rinasit në orën 01.30 të ditës së sotme dhe po këtë ditë i është dorëzuar efektivave të policisë së Shkodrës. I ardhur nga Anglia, ai është paraqitur për të kryer veprimet përkatëse me pasaportë me emrin e një shtetasi tjetër, por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se 37 vjeçari, ishte i shpalluri në kërkim.


Garupi në vitin 2001 është dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje me paramendim e armëmbajtje pa leje, pasi në -98-ën, në fshatin Barbullush të Shkodrës, tek vendi i quajtur "magazinat e plehrave kimike", ka vrarë me armë zjarri shtetasin Bahri Xhani. Më pas ai është larguar jashtë Shqipërisë dhe gjykimi e dënimi i tij është bërë në mungesë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›