Zgjedhja e kreun e PS-së, tërhiqet baza materiale dhe fleta e votimit

Partia më e madhe e opozitës po bëhet gati për të zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë kryetarin e saj ditën e shtunë. Paraditen e së merkurës socialistët që do të administrojnë procesin e 26 shtatorit kanë tërhequr bazën materiale pranë selisë së Partisë Socialiste. Gjithçka duket se është bërë gati për procesin zgjedhor duke filluar nga fleta e votimit me emrat e dy kandidatëve, Edi Rama dhe Maqo Lakrori e deri tek sensibilizimi i anëtarësisë për të marrë pjesë në votimin e së shtunës.
Procesi zgjedhor do të fillojë në orën 8 të mëngjesit dhe qendrat do të qëndrojnë hapur deri në orën 16.00 dhe më pas do të bëhet numërimi i votave për të shpallur edhe rezultatin. Për këtë proces janë ngritur 387 qendra votimi, nga një qendër për çdo njësi vendore ndërkohë që në çdo qark është vendosur edhe një komision zonal i partisë i cili do të mbikqyrë procesin. Ditën e shtunë janë 81 700 anëtarë të partisë të cilët do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit, kryetarin e ardhshëm të partisë më të madhe të opozitës.