Rikthehet me koncert e album

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, i rikthehet skenës shqipe me albumin e saj të ri, të titulluar “Për Ty Atdhe”.
Titulli i albumit është i njëjtë me atë të këngës së njohur që e kompozoi babai i sopranos, Avni Mula, dhe e cila fillimisht u këndua nga Mentor Xhemali.
Pjesë e albumit të ri të Mulës janë 12 këngë patriotike, në mesin e të cilave është edhe Himni Kombëtar i Shqipërisë. Këngët, të cilat i përmbahen një vije lirike, janë përpunuar nga Genc Tukiqi.
Krahas albumit tashmë është promovuar edhe një videoklip i tij.
Ndryshe, më 28 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Inva Mula mbajti një koncert madhështor, për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.
Është paralajmëruar se, më 2 dhjetor, albumin ‘Për ty Atdhe” Mula ta promovojë edhe në sallën ‘Bethoven’ të Hotelit Emerald, në Prishtinë.