E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sala në spitalin e Kurbinit: Investime që rrisin cilësinë e kujdesit për çdo familje

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një vizitë në spitalin e Kurbinit.

Ministrja Sala gjatë takimit me personelin shëndetësor të këtij spitali, u shpreh se po forcohet shërbimi shëndetësor, me investime që rrisin cilësinë e kujdesit për çdo familje.

Gjatë vizitës në spitalin e Kurbinit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Sala theksoi rëndësinë e menaxhimit të mirë të shërbimeve, që pacientët të marrin kujdes të shpejtë dhe profesional, kudo në Shqipëri.

Shëndetësia mbetet një nga sektorët prioritarë të qeverisë, ndërsa buxheti i vitit 2026 ka një rritje me 4,3 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025.

Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara dhe rritjen e pagave.

Ndërkaq, 4 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2026 do të shkojnë për investime.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›