E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker Zgjedhjet ne Shqiperi ne perputhje me standardet

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker përgëzon Shqipërinë. “Mbajti zgjedhje në të suksesshme e në përputhje me standardet”- tha ai gjatë një video konference nga Nju Jorku, kushtuar angazhimit amerikan në Ballkan.

“Dua të theksoj se zgjedhjet e qershorit përbëjnë një arritjet të rëndësishme në evolucionin demokratik të Shqipërisë si dhe një provë të rëndësishme, ndërsa Shqipëria i afrohet statusit të kandidatit në BE. Kolegët e mi evropianë e kishin bërë të qartë se të gjithë do t’i ndiqnin nga afër këto zgjedhje. Mendoj se Shqipria u bashkua me disa vende të tjera të rajonit, që gjatë vitit të fundit kanë zhvilluar zgjedhje të sukseshme në përputhje me standartet.

Por zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit thekson se puna e vështirë per ndërtimin e demokracisë nuk përfundon me numërimin e votave dhe shpalljen e fituesve. Qeveria e re, me atë që Riker e cilëson si mandat të fuqishëm, ka reformat të rëndësishme përpara, veçanërisht në drejtim të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Ne jemi të kënaqur që përpjekjet për formimin e qeverisë së re duket se po vazhdojnë normalisht. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin dhe të inkurajojnë qeverinë e re të veprojë në bazë të mandatit të fuqishëm, që ajo siguroi nga votuesit dhe të përqëndrohet në procesin e kandidatit në BE”.

Duke folur për rajonin e Ballkanit, zvndihmës sekretari amerikan i shtetit theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi. E velrësoi të guximshme udhëheqjen që u bë nga të dyja palët si Prishtina edhe Beogradi si dhe nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Cathrine Ashton. Ata bënë nëj punë të madhe tha Riker. Jasht vëmendjes amerikane nuk mund të jenë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, ta cilat Riker tha se përbëjnë një mundësi për të gjithë qytetarët e saj që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në institucionet që kanë për qëllim të përmirësojnë jetën e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›