E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet shtrenjtimi i jeteses per shqiptaret


Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.

Gazeta ‘Shqip’ bën të ditur se Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0.4 për qind gjatë tetorit në krahasim me shtatorin, ndërsa inflacioni vjetor ishte 3 për qind.

Ndryshimi i tendencës ishte i pritshëm, për shkak të mbarimit të sezonit të prodhimit bujqësor vendas dhe afrimit të dimrit. Ndërkohë, qeveria duket e ndihmoi rritjen e çmimeve, duke i rritur tarifat e studimit në universitete me 3.4 për qind, sipas INSTAT-it. Nafta dhe benzina u shtrenjtuan me 0.8 për qind si pasojë e një takse të re të vendosur nga qeveria.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 6.9 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të specave me 31.0 për qind, patëllxhanëve me 29.9 për qind, domateve me 21.5 për qind, bishtajave me 18.8 për qind, kastravecëve me 7.7 për qind etj.

Indeksi i nëngrupit “fruta” shënoi një rritje prej 0.7 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të portokajve me 8.5 për qind, rrushit me 6.9 për qind, dardhës me 1.2 për qind etj. Çmimet e disa frutave të tjera shënuan ulje gjatë këtij muaji, ku mund të përmendim uljet e çmimeve të kivit me 11.8 për qind, limonit me 8.2 për qind, mollëve me 6.7 për qind etj. Gjatë muajit tetor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin “qumësht, djathë e vezë” 1.0 për qind, “sheqer dhe ëmbëlsira” me 0.2, “vajra dhe yndyra” me 0.1 për qind etj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Buxheti, reduktohen disa sektorë
Sektorët më të rëndësishëm të buxhetit, si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit. Naço: Digat nën kontroll
Të gjithë e mbajmë mend katastrofën që u shkaktua nga përmbytjet për dy vjet me radhë në Ultësirën e Shkodrës.
Asnjë hetim nuk u zhvillua për të treguar se përse ndodhi kjo, por opozita akuzoi ish-ministrat e Ekonomisë, Prifti e Meta, për keqmenaxhim të rezervave ujore në hidrocentralet e Drinit. Beqja: Qeveria mashtron me buxhetin
Opozita akuzon kryeministrin, se po mashtron publikisht kur thotë se buxheti i vitit 2012 do të jetë më i madhi në historinë e vendit. Ilir Beqja thotë se financat e vendit po përkeqësohen dhe për këtë i referohet shifrave të tyre në vite. Bode paraqet projektbuxhetin
Ministri i Financave, Ridvan Bode paraqiti në Konferencën e Kryetarëve buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili sipas tij ruan qëndrueshmërinë financiare të vendit. Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Banka e Shqipërisë kërkon të forcojë kontrollin te bankat e huaja që veprojnë në vendin tonë, si masë paraprake ndaj rreziqeve që mund të sjellë kriza financiare në rajon.

Lajmet kryesore

Shqipëria ka ende 13 mijë veteranë
Dyshohet se mijëra të moshuar kanë manipuluar historinë
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Berlusconi: Jap dorëheqjen
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›