E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ti jape zgjidhje veriut


“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”.

Këtë gjë ka thënë shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij, Enver Hoxhaj, në takimet që ka pasur me ta gjatë së martës.

Vizita e tij në Kosovë ndodhi vetëm pak javë pasi kishte fajësuar Prishtinën zyrtare për gjendjen në veri. Bildt, i cili është njohur së fundmi për deklaratat pro serbe, pati kritikuar aksionin e 25 korrikut në veri, ndërsa pati lavdëruar qëndrimin e presidentit serb, Boris Tadiç.

Ai ka ritheksuar edhe një herë se bashkësia ndërkombëtare nuk ishte e kënaqur me këtë aksion, kurse ka vënë theksin te puna që duhet të bëjë Prishtina zyrtare, por pa propozuar  diçka për tejkalimin e situatës në veri.   

“Në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësine e Kosovës, por ka nga ata që e kanë pranuar pavarësinë dhe jetojnë në te. Nevojitet ndërmarrja e një procesi afatgjatë për të tejkaluar problemin e veriut dhe kjo mund të bëhet vetëm nga autoritetet në Prishtinë. Nuk mund të bëhet nga Bashkimi Evropian, NATO apo dikush tjetër, por vetëm nga Prishtina”, theksoi Bildt.

Sipas tij, kjo nuk është e lehtë, por duhet të arrihet, në të kundërt ekziston rreziku që ky problem mund të zgjasë për një kohë të gjatë. “Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pikëpyetje ëështja e viteve për të pasur integrim të plotë”, është shprehur Bildt. Në anën tjetër, homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj, ka thënë para mediave se nuk do të ketë rikthim të gjendjes së para 25 korrikut, kur në veri u dërguan njësitë speciale të policisë dhe se nuk do të kalohet nga një “status quo” në tjetrën. Ndryshe, gjatë këtyre takimeve, është biseduar edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve, ndërsa z. Bildt ka ftuar institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë për zvogëlimin e papunësisë.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Bildt do të takohet edhe me personalitete të tjera vendore e ndërkombëtare, ndërsa pritet të vizitojë edhe qytetin verior, Mitrovicën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, debat për raport-progresin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se raporti i progresit nuk duhet të shërbejë për debat elektoral, pasi ai është një raport për Kosovën dhe jo për qeverinë e saj.
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Në Kosovë është mbledhur të martën Komiteti për vlerësimin e Sigurisë, ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës. LDK: Buxhet alternativ
Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit. Qeveria serbe, dokument për veriun
Qeveria e Serbisë është duke përgatitur një dokument që do t’ia sugjerojë Kuvendit lidhur me veprimet për Kosovën dhe qetësimin e situatës në veri. Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë
Autokolona e KFOR-it ka kaluar përmes një lejeje të dhënë nga serbët e veriut barrikadën që pengonte hyrjen e saj në pikën kufitare të Jarinjës.

Lajmet kryesore

Shqipëria ka ende 13 mijë veteranë
Dyshohet se mijëra të moshuar kanë manipuluar historinë
Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Berlusconi: Jap dorëheqjen
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›