E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthim madhështor për Luiza Gegën, merr medalje ari në Serbi

Luiza Gega është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në garat ndërkombëtare, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të gjysmëmaratonës, të zhvilluar në Apatin të Serbisë.

Atletja shqiptare përshkoi distancën me kohën 1 orë, 12 minuta e 55 sekonda, duke siguruar titullin e katërt ballkanik në këtë disiplinë.

Me këtë triumf, Gega numëron tashmë 24 medalje të arta në Kampionatet Ballkanike.

Paraqitje pozitive regjistroi edhe Kristina Pura, e cila e mbylli garën në vendin e gjashtë me kohën 1:24:33.

Suksesi u plotësua edhe në garën ekipore, ku Shqipëria u shpall kampione e Ballkanit në gjysmëmaratonë.

Një rikthim i jashtëzakonshëm për Luiza Gegën, që i shton një tjetër trofe karrierës së saj dhe konfirmon nivelin e atletikës shqiptare në arenën rajonale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›