E Diel, 1 Nëntor 2026

“Merrni lekët se u shitët”, qytetari i hedh “dollarë” policëve që qëndrojnë para Kryeministrisë

Një pjesë e qytetarëve janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin përpara Kryeministrisë, ku pas disa momente tensioni, situata tashmë duket më e qetë.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa një qytetar u ka shkuar afër, dhe u ka hedhur disa kartëmonedha dollarë, false.

Ky veprim ishte një lloj simbolike, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u tha policëve se do i shpërblente me 2500 euro.

“Merrini lekët se u shitët”, dëgjohet qytetari duke u thënë policëve.     

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›