Rikthim mbas debimit

Erson Tatari tashme jeton qe prej tre muajsh ne Kosove por shqipja e 16-vjecarit nuk eshte e mjaftueshme per te folur per naten e 21 tetorit 2010. Ne ishim ne gjume. Im ate kishte punuar deri ne oren 3 te mengjesit rrefen ai. Gjermanishtja qe degjohet ne skajin tjeter te telefonit ka melodine tipike te zones se Rinit te Eperm Jugor vendi ku ai eshte lindur e rritur. Aty rreth ores 3 e 15 erdhen policet me kater ose pese makina i rane deres. Une kujtoja se po shihja enderr. Por u ftillova shpejt sepse na lane vetem 30 minuta kohe per te mbledhur plackat. Vellane dhe motren i lane te qendronin ne Gjermani ndersa ne na moren me vete. Nga aeroporti i qytetit gjermanojugor Baden Baden njera nga tri pikat prej nga debohen refugjatet ne rruge ajrore Ersoni me prinderit e me te motren u derguan ne Kosove per riatdhesim. Muajt e pare nuk e kuptova se cfare po ndodhte. Krejt papritur nuk kishte me shkolle nuk kishte me sport shoqeri. Ketu e kalon gjithe kohen duke pare televizor e duke mos bere asgje ankohet adoleshenti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erson Tatari
Krejt ndryshe e kalonte kohen ai ne Gjermani paradite shkolle mbas dite trajnim ose aktivitete te tjera ne futboll hendboll e kujdestar shkolle. Ish-trajneri i tij Juergen Larocque thote se njerezit ne Seelbach jane te shokuar Familja jeton qe prej 18 vjetesh ne kete qytet ketu kane lindur e jane rritur femijet. Si mund ti thuhet nje djali qe ka qene kujdestar shkolle qe ka marre per cmim per angazhim social e qe ka qene me nota mbi mesataren se nuk je i integruar Ne kete nuk jemi ne gjendje ta kuptojme ankohet Larocque. Dy muaj rresht nuk pushuan se protestuari qytetaret e vendlindjes se Ersonit Ata derguan ankesa peticione letra e me ne fund ia kthyen mendjen zyres se te huajve.
Michael Loritz pergjegjes per sigurine dhe rendin ne qarkun Ortenau tashme ka kerkuar qe per Ersonin te anulohet ndalimi i shkeljes se territorit gjerman. Nje familje me femije zakonisht riatdhesohet se bashku me prinderit sepse prinderit e kane te drejten e kujdestarise per femijet. Ne kete rast meqenese ky djale kishte rezultate kaq te mira ne shkolle dhe nderkohe nje teze e tij ka deklaruar se e merr ajo persiper kujdesen per te vendosem qe ky djale te kthehet ne Gjermani dhe te perfundoje ketu shkollen sqaron Loritz per Deutsche Wellen.
Projektligj i ri
Nje vendim i rralle por nje rast shume i shpeshte Avokati i Ersonit Reinhard Kirpes i eshte dashur te percjelle sa e sa te rinj te mire integruar ne Gjermani vetem sepse prinderit e tyre nuk kishin qene ne gjendje te integroheshin. Kjo pergjegjesi familjare do te duhej te ishte hequr me kohe nga ligjet gjermane thote Kirpes. Qe nuk eshte e drejte qe nje femije te paguaje gabimet e prinderve kete tashme e ka pranuar edhe qeveria gjermane. Ajo i ka paraqitur parlamentit per shqyrtim nje projektligj per zbutjen e problemit. Shume organizata joqeveritare e pershendesin parimisht ndryshimin e ligjit por ato nuk jane te kenaqura me restrikcionet e tij Nga njera ane eshte pozitiv fakti qe tani cdo i ri nga mosha 15 deri ne 20 vjecar qe jeton prej gjashte vjetesh ne Gjermani e qe eshte i integruar ne shoqeri merr lejen e qendrimit. Por eshte problematik qe kur femijet mbushin 20 vjec prinderit duhet te kthehen thote Bernd Mesovic nga organizata e mbrojtjes se te drejtave te refugjateve Pro Asyl.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demostrate kunder debimit nga Pro Asyl
Per Erson Tatarin dhe motren e tij me te re Alisen ky ndryshim erdhi vone. Shteti vertet qe e lejoi kthimin e tij ne Gjermani por rrugen sigurimin dhe shpenzimet e shkolles do ti paguajne banoret e qytezes. Larocque e ka pergatitur dokumentacionin dhe eshte ne kontakt me ambasaden gjermane ne Prishtine ne menyre qe Ersoni te kthehet sa me shpejt e te mos e humbasin vitin e pare te shkolles profesionale ne Lahr te cilin e Ersoni e kishte filluar para se ta debonin nga Gjermania e qe ia ka ruajtur ende vendin. Une nuk kam fjale per ta shprehur mirenjohjen ndaj ketyre njerezve thote Ersoni i emocionuar. Kur te kete marre vizen ai do te niset menjehere ne Gjermani. Tre muaj te Kosoves megjithate do te mbeten ne kujtesen e tij edhe per dicka tjeter shte nje vend ku gjysma e popullsise eshte e papune dhe une e shoh se cfare shansi i madh eshte te besh shkollen ne Gjermani e te kesh nje pune atje. Kete une tani e vleresoj edhe me shume.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Aida Cama