Ku mund te investohet ne bujqesine shqiptare

Ne Evropen juglindore investimet jane bere kryesisht ne banka infrastrukture dhe prodhim por shume pak ne bujqesi. Bujqesia ne rajon jep ne shume vende nje pjese te konsiderueshme te prodhimit bruto.
Per kete arsye Komisioni lindor i ekonomise gjermane dhe Shoqata e Evropes qendore dhe lindore organizuan panelin e diskutimit me specialiste investitore dhe qeveritare nga rajoni. Perfaqesuesit nga rajoni treguan per mundesite e vendeve te veta.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Aleksandar Ivkovac drejton sektorin e ekonomise ne Ambasaden e Republikes se Serbise
Lidhur me mundesite e investimeve ne sektorin agrar ne Serbi Aleksandar Ivkovac i ngarkuar me ekonomine ne Ambasaden e Republikes Serbe ne Berlin mendon se Serbia ka mundesi te mira dhe eshte vendi i vetem ne Evropen Juglindore qe eksporton me shume prodhime ushqimore dhe bujqesore se sa importon. Mundesite me te rendesishme per Serbine jane prodhimet e dritherave tradicionale cmimi i te cilave rritet cdo vit e me shume kurse sasia bie por edhe prodhimi i frutave dhe perimeve me baze ekologjike. Sepse deindustrializimi i rajonit ka bere qe shume rajone rurale te prodhojne prodhime ekologjike te certifikuara qe jane interesante edhe per tregjet e huaja.
Fruta- perime mish qumesht
Se ku mund te investohet ne Shqiperi ne bujqesi e tregon Reinhard Hanke nga programi per perpilimin e strategjise per zhvillimin rural prane ministrise se Bujqesise ne Tirane Une mendoj se fushat me peshe ne bujqesi jane prodhimi i perimeve dhe frutave si dhe prodhimi i mishit e i qumeshtit. Ne keto sektore do te orientohen programet nxitese te investimeve. Une mendoj se keto jane fushat me atraktive ku mund te investohet ne bujqesi ne Shqiperi. Ekzistojne edhe mundesi per te zbuluar pjese te pambuluara te tregut por keta jane kater sektoret qe jane ne qender te politikes se nxitjes se investimeve. Nese ne keto fusha investohet ne prodhim atehere duhen bere investime edhe ne fushen e perpunimit te perimeve dhe frutave si dhe ne perpunimin e mishit dhe te qumeshtit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Ne Shqiperi strukturat jane te vogla me 350 mije fshatare ndermarrjet jane shume te vogla siperfaqet ne dispozicion jane shume te vogla keshtu qe eshte e veshtire qe te ofrohet nje produkt ne sasine dhe cilesine qe kerkon BE.
Politikat ne Serbi shpjegon Ivkovac kane pasur si qellim forcimin e prodhimit vendas perkrahjen e fshatarit. Sepse ne Serbi fshataret kane siperfaqe te vogel toke. Ish kombinatet qe jepnin prodhimet masive nuk ekzistojne me ato u prishen gjate proceseve reformuese. Sot fshataret jane duke shtuar fermat e tyre. E rendesishme ne rajon jane kushtet e tregut. 10 vitet e fundit ato kane ndryshuar shume ekzistojne disa ndermarrje tregtare qe merren me shitjen e prodhimeve te konsumit te cilat mbeshtesin prodhimin produkteve bujqesore ose krijimin e prodhimeve te reja dhe kthimin e tyre ne nivelin perendimor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Duke vjelur mollet Shqiperi veri
Serbia eksporton prodhime bujqesore kryesisht ne vendet e CEFTA-s ne vete Evropen Juglindore. Dy vitet e fundit jane shtuar eksportet ne drejtim te Italise dhe Gjermanise.
Por Reinhard Hanke mendon se objektivat e investimeve nuk duhet doemos te vendosen te tilla qe synimi te jeteinvestimi ne nje produkt per ta shitur ate ne vendet e BE-se. Objektivi yne nuk duhet te jete qe te investohet per shembull ne prodhimin e ullinjve per te shitur se fundi prodhimin ne ndonje treg ne Gjermani. Tregu evropian per keto produkte eshte i shumellojshem. Per BE-ne Shqiperia eshte nje vend i trete dhe ekzistojne kritere shume te forta sa i perket sigurise se lendeve ushqimore. Ekzistojne mundesi per ti eksportuar prodhimet edhe ne vendet arabe per shembull mishim me kualitet te larte te qingjit. Pra orientimi nuk duhet te behet vetem ne drejtim te BE-se por edhe ne tregje te tjera duke pare me kujdes vendet fqinje dhe tregjet atje.
fare mund te blihet ne Serbi
Serbia ka fruta dhe perime Shqiperia po ashtu por ka shume fusha ku mund te mesohet prej njeri tjetrit po edhe ku mund te kembehen mallra. Une mendoj se sheqeri serb mund te jete interesant per Shqiperine por edhe prodhimet e drithrit kurse nga Shqiperia mund te merren prodhimet e jugut te cilat zakonisht merren nga vendet e tjetra mendon Aleksandar Ivkovac.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fshatar qe shet prodhimet e veta
Kurse Hanke tregon nje shembull investimi gjerman ne Shqiperi Ka patur nje investim te madh nga Bavaria. Mengele ka blere nje ndermarrje perpunimi qumeshti ne Rrogozhine. Shihet se investitoret e medhenj vijne kur kushtet jane te pershtatshme. Po te shkoni ne supermarkete ne Tirane apo ne Durres mund te gjeni prodhime gjermane qumeshti duke filluar nga gjalpi e deri tek djathi. Une mendoj se synimi i Mengele-s eshte qe me prodhimin e ketushem ne vend te zevendesoje importet qe vijne nga Gjermania me produkte qe prodhohen ketu me te njejtin kualitet.
Ne shpresojme qe ky zhvillim i mire ne sektorin e bujqesise te terheqe edhe investimet. Ne kete fushe jane derdhur sume pak inestime te huaja ne 10- 15 vitet e fundit. Ne shpresojme qe me rritjen e eksporteve rritjen kualitetit te prodhimeve bujqesore rregullat e prodhimit dhe kontrollit te pershtatura me BE-ne te rriten eksportet dhe ne kete menyre edhe te terhiqen investimet. Kjo nuk do te thote qe vendet e rajonit te kthehen ne prodhimin bujqesor dhe te lene menjane industrine dhe sektorin e sherbimeve.
Autor Aida Cama
Redaktoi Mimoza Cika- Kelmendi