Rikthim me elegancë

Dizejnatorja e linjës së veshjeve të modës së lartë, Blerina Kllokoqi Rugova, rikthehet me prezentimin e një koleksioni të ri fustanesh.
Ajo ka punuar një kohë të gjatë për realizimin e këtyre kreacioneve të reja, që do t’i sjellë para publikut në fillim të muaji me 3 maj.
“Ka tetë muaj që po punojmë për realizimin e kësaj revye”, ka treguar deizejnatorja për Indeksonline, duke shtuar se këtë herë do të jetë një revy shumë personale.
Veshjet do të jenë kombinime mes stilit modern dhe klasik, dominuar nga eleganca për të cilën shquhet Kllokoqi – Rugova.
Blerina, bashkëshortja e Mendimit, djalit të madh të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, përveç se stiliste e suksesshme, është edhe nënë e përkushtuar e Evës dhe Arianit.
Lista e klientëve të veshur nga ajo është e gjatë ndërsa përfshinë edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. /Indeksonline/
/>