Rikthimi i Lales

Altin Lala ndihet i gatshem per te luajtur 90 minuta per Hannover 96 pas lendimit qe e kishte lene jashte fushes se gjelber per nje kohe te gjate. Mesfushori shqiptar eshte inkuadruar ne loje nga bankina ne dy ndeshjet e fundit te ekipit te tij ndaj Mainz 10 dhe Hamburg 32.
Por ai beson se ka ardhur koha qe te luaje nga minuta e pare te shtunen. 35 vjecari nuk luante nga fillimi qe nga 6 marsi. Ne ate kohe veterani shqiptar kishte pesuar lendim ne ligamentet e gjurit dhe kishte mbetur jashte per disa muaj.
147Se fundmi kam luajtur per Shqiperine ne ndeshje kunder Maqedonise 90 minuta. Mendoj se mund ta bej te njejten gje edhe ne Bundesliga. Por deri ne fundjave ka kohe148 deklaroi Lala per tabloidin gjerman Bild.
Sfida e radhes per Hannover 96 do te jete ajo e se shtunes kunder Freiburg ne xhiron e 14-te te Bundesliges. Ajo ndaj Freiburg do te jete ndeshja e 168-te e Lales qe do ta zhvilloje ne eliten e futbollit gjerman.
Hannover 96 po kalon neper nje sezon fantastik ky ekip aktualisht gjendet ne poziten e katert ne Bundesliga me 22 pike te grumbulluara.
Natyrisht rikthimi i kapitenit Lala eshte pritur me entuziazem nga udheheqesit shtabi teknik dhe futbollistet e Hannover 96 te cilet vleresojne se futbollisti shqiptar me pervojen e tij do ta ndihmoje kete ekip ne vazhdim te sezonit.