Revolucioni Blater zhduk menaxheret vijne ndermjetesit
Organi me i larte i futbollit boteror FIFA eshte bere gati ti jape fund nje epoke asaj te menaxhereve te futbollisteve. Nje mase e tille drastike qe pritet te revolucionarizoje tregun financiar te lojes me te bukur ne bote futbollit ka si synim ti jape fund pazareve te disa prej ketyre te ashtuquajturve menaxhere te cilet kane shkaterruar imazhin e ketij sporti. Sipas rregullit te ri qe pritet te ratifikohet nga zyrtaret e qeverise se futbollit ne tetorin e vitit te ardhshem agjentet nuk do te kene me te drejte te menaxhojne shitjen dhe marredheniet e punes mes futbollisteve dhe klubeve. Lojtaret do te lejohen te zgjedhin me vullnetin e tyre nje person te ashtuquajtur ndermjetes i cili do te perfaqesoje interesat e tyre dhe do te kryeje te gjitha transaksionet pa pasur kualifikimin e nevojshem.