E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Lizës

Nga Express më 26 mars 2011 në ora 14:11

Njëri prej romaneve me interesante për fëmijë, “Liza në botën e çudirave” do të vijë në ekran tashmë si një film, në të cilin luajnë aktorë të njohur të Hollywoodit. Eh, ... magjinë e halucinacioneve të Lewis Carollit e sjell IPKO dhe Digitalb, në kanalin DigiGold.

Fitues i 2 çmimeve Oskar dhe 10 çmimeve të tjera kinematografike. Regjisori vizionar Tim Burton, dhe aktori me famë botërore Johnny Depp, sjellin me një mjeshtëri dhe imagjinatë të pakrahasueshme një nga historitë më të dashura për të gjithë! Liza, tashmë adoleshente, rikthehet në botën e çudirave dhe bashkohet me miqtë e saj të vjetër, për të zbuluar vetveten dhe për të ndalur njëherë e përgjithmonë mizorinë e “Mbretëreshës së kuqe”...

Nga një greminë të errët të “Lizës në Botën e Çudirave”, regjisori Burton paraqitet me nxitim, i përmbledhur dhe periodikisht paraqet shumë mirë librin e bazuar në halucinacioni të Lewis Carrolit. I errët, e ndonjëherë i ashpër, këtu nuk kemi të bëjmë me gjyshen e madhe të Lizës apo të xhaxhi Waltit, i cili është i zhgënjyer me versionin e Disneyt të vitit 1951, ku Liza nuk ishte një karakter i punuar mirë sikurse në këtë projekt. Ndoshta, përvoja e Burtonit me karakterin e Carrollit e bën këtë film më origjinal dhe për këtë edhe ndërkombëtarisht të shpërblyer.

Karakteri i Lizës është një karakter paksa më klishe dhe më interesant dhe kjo ndoshta është arsyeja se pse filmi ia vlen të shikohet. Një rol të mirë e luan edhe Mbretëresha e Bardhë (Anne Hathaway), e cila si karakter i animuar luan shumë mirë një britanike, ashtu sikurse ka bërë edhe në role të tjera.

Kur hyjmë këtu, nuk bën të harrojmë edhe aktorin Johnny Depp, i cili asnjëherë nuk paraqitet keq në filmat e Burtonit. Këtë e bën edhe në këtë rast, sepse ka një fytyrë çmendurisht kinematike, sidomos për filma, edhe pse në këtë rast ai paraqitet ashtu sikurse xhokeri te filmi për Batmanin, e të cilin e luante aktori i ndjerë, He ath Ledger.

“Alice in Wonderland” është një film që mund të shikohet për të gjitha moshat, posaçërisht nga fëmijët, sepse është një film shumë interesant që nuk ju mërzit, madje edhe nëse e shikoni disa herë.

ALICE IN WONDERLAND
Regjisor: Tim Burton; skenari: Linda Woolverton, bazuar në librin “Alice’s Adventures in Wonderland” dhe “Through the Looking-Glass” nga Lewis Carroll; regjisor i fotografisë: Dariusz Wolski; montozha: Chris Lebenzon; muzika: Danny Elfman; kostumet: Colleen Atwood; efektet vizuale: Ken Ralston; makijazh: Valli O’Reilly; producent: Richard D. Zanuck, Joe Roth, Suzanne Todd dhe Jennifer Todd; distributor: Walt Disney Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 48 minuta.

Aktorë: Johnny Depp (Mad Hatter), Mia Wasikowska (Alice Kingsleigh), Anne Hathaway (White Queen), Helena Bonham Carter (Red Queen), Crispin Glover (Stayne-Knave of Hearts), Matt Lucas (Tweedledee and Tweedledum), Alan Rickman (Absolem the Caterpillar), Timothy Spall (Bayard the Bloodhound) dhe Imelda Staunton (Tall Floëer Faces).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›