E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spanja, Luis Enrique: Nuk ndryshoj për 10 minuta të shëmtuara

Luis Enrique mbron idetë dhe ekipin e tij në prag të ndeshjes së fazës së 16-shes kundër Marokut. “Nuk do të ndryshoj për 10 minutat e vetme për tu harruar kundër Japonisë. Ne luajmë kundër Marokut, i cili është një ekip i mrekullueshëm dhe për sa i përket motivimit po bëjmë shumë mirë. Jam shumë i motivuar dhe i bindur se mundemi të marrim një rezultat të mirë”.

“Maroku është skuadra në formën më të mirë në këtë kampionat – vijon trajneri i spanjollëve – Nëse dikush e sheh me përbuzje Marokun, nuk është skuadra spanjolle. Do të luajmë në një stadium të mbushur, do të jetë festivali I futbollit. Ka shumë marokenë, me të cilët shkojmë shumë mirë. Do të kemi 5000 spanjollë që do të dëgjohen. Janë të gjithë përbërësit për t’u argëtuar. Ne duam të arrijmë objektivin tone”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›