E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi i TVSH-së në bujqësi, Berisha: Tregtarët merrnin paratë e fermerit

berisha-ne-prespeKorçë- Kryeministri i vendit zoti Sali Berisha nga qyteti i Korçës ka komentuar rikthimin e TVSH-së për fermerët, premtim ky që u bë disa kohë më parë nga vetë kryeministri.

“Ne e hoqëm sepse fermerët na thanë që këto para nuk i marrim ne, por tregtarët. Çdo fermer të marrë para në dorë të TVSH-së për çdo lloj imputi bujqësor që ai blëen në treg. Jo për të përfunduar paratë tek tregtarët siç përfundonin në xhepat e qeveritarëve, por në xhepat e fermerëve”,- tha Berisha.

Një ditë më parë në komisionin e Ekonomisë, Arjana Dyrmishi, drejtore e politikave fiskale në Ministrinë e Financave tha: ”Gjatë një periudhe të caktuara kohe që do të përcaktohet në VKM, që mund të jetë tre muaj, katër muaj, një muaj, të gjithë fermerët, të cilët kanë bërë blerje të lëndëve të para, plehra kimikë, farëra etj, i kanë blerë tek subjektet të regjistruar me TVSH. Kundrejt këtyre blerjeve ata kanë marrë faturat e nënshkruara me TVSH nga të tilla subjekte. Fermeri do të marrë faturat, do të kalojë tek agjencitë që janë aktualisht pranë drejtorive rajonale në Bashki dhe aty do të bëjë kërkesën e tij për kompensim të TVSH-së”.

Ndërsa për opozitën, skema e re që bazohet te rimbursimi me para në dorë i fermerëve, është një mashtrim elektoral i pazbatueshëm në terren.

“E gjithë formula është e paralizueshme dhe abuzive. Nëse ju nuk keni mundësi të kontrolloni dot importuesit e imputeve bujqësore, se si mund ta shkarkojnë çmimin e tyre sot nga TVSH-ja që nuk do të paguajnë, ky është problem i juaji. Por që t’i thuash fshatarëve sot, meqënëse unë nuk e kam dot këtë kontroll do të ndërmarr një veprim që nuk e kam aspak kontrollin, kjo është akoma më e turpshme”, tha deputeti socialist, Ilir Bejtja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›