E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, në Tiranë protestojnë komunistët dhe të rinjtë e Mjaft (FOTO)

protesta-kryesoreTiranë- 1 Maji, i mbetur në kalendarin botëror si dita e solidaritetit të punëtorëve, në kryeqytetin shqiptar është kujtuar me një protestë modeste të anëtarëve të partisë Komuniste dhe të lëvizjes Mjaft.

Në orën 9.30 të mëngjesit një grup prej 20 komunistësh me pankarta dhe flamuj ku shkruhej Rroftë Partia Komuniste, u tubuan para Pallatit të Kulturës në Sheshin Skënderbej.

Në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend ishin tubuar edhe një grup më i madh të rinjsh, të organizuar nga Mjaft.

Të rinjtë bënë kujdes që tubimet të veçoheshin, për të mos u bashkuar me komunistët, por gjithsesi protestat u ngjizën.

Komunistët mbanin parrulla duke kujtuar solidaritetin ndërkombëtar të punëtorëve ndërsa të rinjtë mbanin parrulla kundër privatizimeve dhe kundër korrupsionit.

Një grup prej 20 komunistësh me pankarta dhe flamuj

Një grup prej 20 komunistësh me pankarta dhe flamuj ◄ Back Next ► Picture 1 of 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›