Rikthimi i agjentit nga pensioni

Filmi “Killer Elite” është i bazuar në ngjarjen e vërtetë, që frymëzoi librin mjaft të vlerësuar të ish agjentit të forcave speciale Ranulph Fiennes.
Një ish agjent i forcave speciale rikthehet në detyrë për të shpëtuar mësuesin e tij të rrëmbyer.
Por, për të qenë i suksesshëm, ai duhet të përballet me tre prej vrasësve më të mirë të një shoqërie sekrete të ushtrisë dhe liderin e tyre shumë të rrezikshëm.
Shumë analistë të filmit kanë menduar se kemi të bëjmë me një film krejt tjetër.
Por, mos lejoni që titulli t’ju mashtrojë pasi që filmi “Killer Elite” nuk ka të bëjë asgjë me filmin e vitit 1975 me të njëjtin titull, por me një nyje përpara “The Killer Elite”, të cilët filma kanë titull të njëjtë e që nuk kanë asgjë të përbashkët.
Filmi i vjetër bazohet në romanin “Monkey in the Middle”, kurse ky i riu ka origjinë origjinale, bazohet në jetën e vërtetë të një agjenti special.
Në filmin e mëparshëm rolet kryesore luhen nga James Caan dhe Robert Duvall, që luajnë vrasësit profesionistë; i riu ka në rolet kryesore aktorin Jason Statham dhe Robert de Niro që i takojnë elitës së mercenarëve.
Regjia e këtij filmi është bërë nga një regjisor i ri, jo shumë i njohur në botën e filmit, Gary McKendry, që pos aksionit e bën këtë film edhe një parodi interesante.
Por, mos mendoni se keni të bëni me ndonjë film me burleska.
Dhuna e hiperbolizuar dhe dialogu me humor satirik janë rutinë dhe kulm i filmave aksion sot, por pavarësisht se ata sjellin kujtesë nga e kaluara e ushtarëve të dhunshëm, siç është shembulli i filmit “The Expendables’ të Sylvester Stallone, në të ka edhe sharm interesant të bukurisë mashkullore.
Kjo ndoshta ua jep atë shijen e hidhur të disa personave, të cilët kanë dëshirë të futen në lumin dhe rrëke të gjakderdhjeve dhe luftës kundër një armiku.
Por, “Killer Elite” është e kundërta e kësaj gjëje.
Aty përfshihen disa biznesmenë të fuqishëm britanikë dhe disa burra të këqij që shesin naftë dhe janë nga Lindjen e Mesme, që paraqet inspirimin e një kurioziteti nëse Clive Owen, si një tip i forcave speciale do të luftojë kundër një agjenti të liruar nga pozita që luhet nga aktori i njohur i filmave aksion Statham.
Por, ai kishte dalë në pension para kohe sepse nuk kishte dashur që në karrierën e tij të ketë probleme të mëtejshme, por në këtë rast do t’i rikthehet profesionit për të zbuluar personin që dëshiron t’i bëjë keq shokut të tij.
Pikërisht këtu është edhe katarzisi i këtij filmi pasi që Owen dhe Statham paraqesin një çift të përshtatshëm për të bërë pak aksion, buzëqeshje të rëndë të dy agjentëve dhe klishe që nuk i shohim aq shumë të pranishëm nëpër filmat aksion.
“Killer Elite” pasi që është një film përplot luftë dhe intriga, mund të shikohet vetëm nga personat mbi moshën 17 vjeçare.
Ai do të transmetohet në kanalin DigiGold gjatë javës së ardhshme, e të cilin kanal në Kosovë e sjell Kompania IPKO.
-------
KILLER ELITE
Regjia: Gary McKendry; skenari: Matt Sherring, inspiruar në librin me titull “The Feather Men” nga Ranulph Fiennes; drejtor i fotorafisë: Simon Duggan; montazha: John Gilbert; muzika: Johnny Klimek dhe Reinhold Heil; dizajner: Michelle McGahey; producentë: Sigurjon Sighvatsson, Steven Chasman, Michael Boughen dhe Tony Winley; Distributor: Open Road Films. Kohëzgjatja: 1 orë e 40 minuta.
Aktorë: Jason Statham (Danny), Clive Owen (Spike), Robert De Niro (Hunter), Dominic Purcell (Davies), Aden Young (Meier), Yvonne Strahovski (Anne), Adewale Akinnuoye-Agbaje (Agent) dhe Ben Mendelsohn (Martin).