E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rikualifikimi i qendrës së Libofshës, 1.2 milionë lekë për shpronësimet

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të rikualifikimit të qendrës së fshatit Libofshë në Fier.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 1 294 661 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i bashkisë Fier.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi.

Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin justifikues për likuidim pranë bashkisë Fier, ndërsa kjo e fundit ka detyrimin të kryejë procedurat e likuidimit.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi duhet të nisë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›