E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rindërtimi – Hidhet shorti në Kombinat, banorët hyjnë në shtëpitë e reja për Vitin e Ri

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Bashkia e Tiranës organizoi sot, pranë ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci”, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit, në pallatet e ndërtuara në lagjen e re në “Kombinat”, për sistemimin e subjekteve përfituese nga programet e rindërtimit dhe përfituesit e shpronësimit me shkëmbim.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit apo tregtimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shortit publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, e cila gjendet e afishuar pranë njësisë administrative dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

Kështu, këta banorë të “Kombinatit” do të mund ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Lagjja e re do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›