E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tirana Festive, muzikë dhe spektakël në sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Aktiviteti “Tirana Festive” ka dhuruar edhe mbrëmjen e sotme, spektakël dhe muzikë në sheshin “Skënderbej”.

Tre Musketierët, LYNX dhe Frank Ibrahimi Band kanë qenë artistët që u ngjitën në skenë për të sjellë disa nga këngët e tyre më të njohura, ndërsa qindra qytetarë, vendas e të huaj sfiduan temperaturat e ulëta, për të shijuar këngët e artistëve të preferuar, që u ngjitën në skenën e koncertit për t’i dhënë më shumë magji, këtyre netëve deri në prag të ndërrimit të viteve.

Po ashtu qytetarët shijuan larmishmërinë e kulinarisë dhe lojërave të cilat janë vendosur në fshatin turistik në sheshin “Skënderbej”.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Tiranë, ka ngjitur në skenë disa nga këngëtarët e njohur deri më tani, si Enxhi Nasufi, Semi Jaupaj, Sardi Strugaj, Ronela Hajati etj.

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›