Rindertimi i sheshit Skenderbej

Sheshi "Skënderbej", së shpejti do të hapet për qarkullimin e automjeteve, gjë e cila po pritet me padurim nga të gjithë qytetarët, për shkak të trafikut të kufizuar.
Tashmë është bërë e qartë, se projekti i nisur nga administrata e Ramës, i cili parashikonte një shesh për këmbësorët dhe pa makina, nuk do të zbatohet nga administrata e Bashës. Sipas një burimi brenda stafit zbatues të projektit, për të gjitha punimet e nëntokes që u përmbyllen, u shpenzuan rreth 4,5 milionë euro. Ndërkohë 500 mijë euro u shpenzuan për konkursin ndërkombëtar dhe studion fituese që paraqiti projektin.
Ndërsa pritej që të niste faza e dytë Askush nuk informon se sa do të kushtojne këto punime, sa do të jetë koha provizore dhe nese ka apo jo leje për punimet e reja, pasi projekti provizor nuk është bërë publik për qytetarët
e projektit mbi tokë, ku ishin parashikuar të shpenzoheshin 5 milionë euro dhënë nga qeveria e Kuvajtit, posacërisht për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", madje bazuar në një marrëveshje qeveritare, administrata e re e bashkisë vendosi të permbyste projektin ekzistues, të miratuar si në Këshillin Bashkiak, ashtu edhe në KRRT.
Ajo cfarë bëjnë me dije drejtuesit e rinj është se kanë nisur punimet për të asfaltuar dhe gjelbëruar sheshin provizorisht dhe ndonëse Top Channel ka tentuar disa here, askush nuk na informon se sa do të kushtojne këto punime, sa do të jetë koha provizore dhe nese ka apo jo leje për punimet e reja, pasi projekti provizor nuk është bërë publik për qytetarët.
Ndonese shpenzimet nuk behen transparente, llogarite e perafërta të urbanisteve flasin per rreth 2 milionë euro të shpenzuara për asfaltim, gjelbërim, ndricim apo dhe mbjelljen e pemëve, edhe pse projekti eshte provizor.
Vetem nga punimet qe po kryhen aktualisht ne sheshin "Skenderbej", përllogariten edhe 2 milionë euro te shkuara dem nga punimet e nentokes, nje pjese e te cilave jane demtuar dhe nje pjese tjeter dalin jashte funksionit, sic jane Dhoma Teknike me vlere rreth 1 milion euro, linjat e shatervanit, apo kanalizimet, qe do te grumbullonin ujerat e shirave per t'u ricikluar ne shatervan. Me punimet qe po kryhen tani, sheshi i kryeqytetit shqiptar nuk ka me shatervan.Deri me tani llogariten 4 milionë euro te shkuara dem ne sheshin "Skenderbej" vetem per shkak te nderrimit te administratave.
Burime brenda bashkise Tiranes thone se keto punime qe po kryhen do te sherbejne per nje periudhe tre vjecare, deri ne realizimin e nje studimi, qe perfshin bashke me sheshin edhe zgjatimin e Bulevardit "Zogu i Pare" pertej Stacionit te Trenit.
Mesohet se shuma prej 5 milion euro dhene nga qeveria e Kuvajtit, per te cilen eshte garant qeveria shqiptare, do te perdoret pikerisht per kete qellim.Ne marreveshjen e nenshkruar nga emiri i Kuvajtit dhe keshillli i ministrave te Republikes se Shqiperise, firmosur nga ministri i Financave Ridvan Bode thuhet se qeveria shqiptare ka si detyre te mundesoje procedurat, praktikat dhe mundesimin e kushteve per implementimin e projektit.
Ne nje tjeter pike eshte rene dakord perjashtimi i ketij projekti nga te gjitha llojet e taksave direkte dhe indirekte perfshire ato doganore qe zbatohen ne Republiken e Shqiperise.Ne marreveshjen e firmosur nga te dy palet thuhet se, cdo njera nga palet qe kerkon ndryshimin e marreveshjes gjate fazes se projektit me konsensus te perbashket te paleve, duhet te kryhet ne forme te shkruar, perpara se te tilla ndryshime te realizohen . Kjo marreveshje eshte ratifikuar ne parlamentin shqiptar.Nderkohe nga ana tjeter keshillaret socialiste ne Keshillin Bashkiak kane gati padine ndaj bashkise se Tiranes per shkelje te procedurave ligjore ne ndryshimin e projektit per sheshin "Skenderbej".
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Pronat përgjakin tranzicionin
Andrea Stefani - Janë rreth 8 mijë njerëz të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë në këto 20 vjet tranzicion në Shqipëri. Antagonizmi i Malajt dhe PS-ja e Ramës
Mustafa Nano - Është shumë e vërtetë që, në planin e demokracisë së brendshme, PS-ja e sotme nuk është duke jetuar kohët e arta të Fatos Nanos, kur kundërshtarët e kryetarit zbuteshin e shtroheshin nëpërmjet promovimit, gradimit e dhurimit të posteve. Shqipëri-Brazil, hiqen vizat
Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Brazilit. Kjo është mundësuar pas firmosjes së një marrveshjeje dypalëshe nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe homolugut brazilian Antonio de Aguiar Patriota. Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Deputeti socialist Taulant Balla u dënua nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë me 700 mijë lekë gjobë. “Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjer Jensen nëpërmjet një fjalimi të mbajtur në një aktivitet dhe të botuar në gazetën “Tirana Times”, ka analizuar progres-raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, të cilin e ka krahasuar me një dëftesë vjetore të mbushur me nota jokaluese.
Lajmet kryesore
Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur
Javën e ardhshme, ekspertë të tjerë
Libia, Rasmussen: Detyra u krye
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat