Rindërtimi në Thumanë, merr formë lagjia e re, kryeministri Rama publikon pamje

Kryeministri Edi Rama ndau të martën pamje nga kantieri i rindërtimit në Thumanë, ku po punohet me ritme të larta.
Programi i Rindërtimit në Thumanë, e cila u shkatërrua gati tërësisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2021, parashikon ndërtimin e 14 pallateve, 278 apartamenteve dhe 155 banesave individuale.
Zoti Rama shënon se qyteza do të ketë infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbra, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”.
Ndërtimi i Thumanës shtrihet në një sipërfaqe prej 16 ha brenda të cilës ka 37 426 m2 infrastrukturë rrugore.
Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.